Cristiano Ronaldo ka ndërprerë heshtjen e tij disa mujore.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka disa muaj që nuk prononcohet për media, por ai tashmë e ka thyer heshtjen e tij.
Në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ronaldo ka falendëruar fansat për përkrahje, ndërsa në anën tjetër ka kërkuar nga mediat që ta lënë të qetë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklaratën e Ronaldos.
“Përshëndetje fansa, ky mesazh është për ju. Ju falënderoj që me keni përkrahur këtë vit, i cili ka qenë shumë i vështirë, ju gjithmonë keni treguar besnikërinë tuaj.
“Nuk e di pse jam duke e bërë këtë video, pasi nuk jam duke folur për mediat, por dua të flas për atë që është duke u thënë për mua në javët e fundit, ku mediat janë duke u treguar të ashpra me mua, kinse unë kam të dashur të re, ditë pas ditës. Vetëm lërmëni të qetë, lërmëni të bëjë punë time që e bëj vit pas viti. Mos tentoni të ma dëmtoni imazhin tim, pasi nuk do të ja arrini.
Pra ky është një mesazh për ju që jeni më mua, ditë pas ditës, muaj pas muajit, vit pas viti. Faleminderit shumë”.






