Home Aktuale Dialog, pa marrëveshje dykuptimësie

Dialog, pa marrëveshje dykuptimësie

719
0
SHARE

Vendosja e një formati tjetër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shihet si një domosdoshmëri, por pak besohet se mund të ketë një format tjetër me dialogun tashmë të zhvilluar në Bruksel.

Bashkimi Evropian deri më tani, kryesisht ka ndjekur politika të marrëveshjeve me interpretime të dyfishta, çka është shfrytëzuar nga palët që sapo të kthehen në Prishtinë, përkatësisht Beograd, ta interpretojnë secilën marrëveshje si fitore të tyre.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se qëllimi i Prishtinës është që dialogu të shkojë përpara dhe që nga ky dialog të dalin rezultate të cilat mund të zbatohen, shkruan ‘Tribuna’.

Sipas tij, është me rëndësi që kur të arrihen marrëveshjet, ato të jenë njëkuptimëshe dhe të mund të zbatohen ashtu siç janë dakorduar nga palët.

“Ne dëshirojmë që edhe profili i dialogut si edhe përmbajtja dhe kornizat e dialogut të jenë të tilla që të garantojnë qëndrueshmëri që mos të vijmë në situatë që njëherë të dialogojmë dhe të merremi vesh në Bruksel dhe pastaj të ulemi së dyti dhe të dialogojmë se si të zbatohen marrëveshjet që arrihen në Bruksel, por që të arrijmë deri te marrëveshjet që mund të zbatohen pa problem”, ka theksuar Mustafa.

Ndërkohë, analistët politikë konsiderojnë se dialogu duhet të vazhdojë, por me disa qartësime.

Ndonëse nuk besojnë që ndërmjetësuesi, në këtë rast Bashkimi Evropian, do të ndryshojë diçka në formatin e bisedimeve, opinionistët vlerësojnë se duhet të paktën të ketë një nismë nga Prishtina për një format më të qartë të këtij procesi. /