Shoqata Kulturore DITURIA Bujanoc organizon turnirin Humanitar në futboll të vogël. Turniri fillon më 09.07.2014, (e mërkurë), ndeshjet do të zhvillohen nga ora 21:30 me sistemin 4+1 në fushën sportive
“PIPA” – Tërnoc
Të ardhurat e Turnirit do të shpërndahen në ndihma humanitare për Fitër Bajram.
Për pjesëmarrje ekipet duhet të paguajnë 2000 dinarë si dhe mund të lajmërohen për paraqitjen e ekipeve në zyrat e Shoqatës Kulturore “DITURIA” – Bujanoc si dhe në numrat: 063 7334177 ose 0638288786
Shorti hidhet më datë 09.07.2014 (e mërkurë) ora 17:00 pranë lokaleve të Shoqatës në Bujanoc.
Fituesi i finales në Bujanoc do të luaj super ndeshjen me ekipin fitues finalist në Preshevë në SUPERFINALEN E DITURISË.
Nëse dëshironi të ndihmoni në këtë aksion mund të na kontaktoni në numrat me lart si dhe pranë shoqatës.