Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, është zhvilluar sot Kuvendi themelues i Alternativës për Ndryshim, nëndega e Bujanocit.
Me moton “Të rikthejmë shpresën” sot Alternativa për Ndryshim në Bujanoc themeloi nëndegën e parë të saj në qytetin e Bujanocit. Me këtë rast janë zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të këtij subjekti politik.
Kuvendi i APN-së në Bujnoc, një zëri për kryetar ka zgjedhur inxhinjerin e arkitekturës, Arsim Asllanin. Ndërkohë kuvendi i sotëm ka zgjedhur edhe tre nënkryetar të nëndegës në Bujanoc, Idriz Rexhepin, Florim Agajn dhe Ramil Aliun, ndërsa për sekretar është zgjedhur Mendim Sopi .

E në kuvendin themelues të Bujanocit, të pranishëm ishte Shqiprim Arifi, kryetar i APN-së dhe Arbër Pajaziti, kryetar i degës së APN-së në Bujanoc. Ndërkaq, APN ditëve në vijim do të vazhdoj me themelimin e nëndegëve të tjera në territorin e komunës së Bujanocit./Lugina Press/








