Home Aktuale Bujanoc:Shënohet dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi”

Bujanoc:Shënohet dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi”

980
0
SHARE

Në ditën e Evropës më 9 maj dhe ditën e qytetit të Bujanocit, ka festuar dhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku ka shënuar ditën e këtij institucioni të mesëm arsimor me mësim në gjuhën shqipe.

2
Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënësit dhe e nxënësit , sot , është shënuar Dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

4

Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm përfaqësues pushtetit lokal të Bujanocit ,ata të Këshllit Kombëtar Shqiptarë, përfaqësues të Bashkësisë islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, veteran të arsimit njëri nga themelusit e kësaj shkolle Shaban Xheladini etj .
Ndonëse, manifestimi i sotëm u shënua me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënës e nxënës të kësaj shpalosën edhe vallëzimin dhe skeçe.

DSCN9845
Me këtë rast, të shënimit të kësaj vatre arsimore ,të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu, i cili , falënderoi të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan me dëshirën më të madhe në hapjen e kësaj vatre të diturisë, që nga formimi i kësaj shkolle, e deri në ditën e sotme.

DSCN9849

Më pas fjalën e rastit e mori kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arfi I ciai tha se sot Bujamoci po shënon festa të shumta duke filluar nga dita e evropës, ditën e Bujamocit, nënshkrimin e kontratave për punësim të 99 personave, ditën e shkollës se mesme dhe hapjen e qendrës së Bujancit.
Para të pranishmëve foli edhe kryetari I KKSH-së Jonuz Musliu dhe veteran I arsimit shqip në Luiginë Shaban Xheladini
Historiku i shkollës
Shkolla e mesme Sezai Surroi në Bujanoc hapat e parë të veprimtarisë I ka bërë që nga viti shkollor 1968/1969, atëherë kur është paraqitur nevoja e domosdoshme për hapjen e një shkolle të mesme në komunën e Bujanocit. Natyrisht se për hapjen dhe funksionimin e saj, ka pasur shumë peripeci dhe sfida të natyrave të ndryshme. Kjo shkollë fillimisht është hapur në Tërnoc, me paralele të ndara nga shkolla e mesme, respektivisht nga gjimnazi “Skënderbeu” i Preshevës.
Falë angazhimit, entuziazmit dhe dëshirës së flaktë të popullatës shqiptare të komunës së Bujanocit, përfshirë këtu edhe nxënësit , arsimtarët dhe inteligjencën shqiptare të kësaj treve, ëndrra e tyre u bë realitet dhe u hapën, në fillim dy paralele të gjimnazit me rreth 70 nxënës prej të cilëve vetëm 4 kanë qenë të gjinisë femërore .
Vlen të theksohet se interesimi i nxënësve për regjistrim në këtë shkollë ka qenë i jashtëzakonshëm, nga se deri atëherë nxënësit shqiptarë është dashur të shkollohen në gjuhën serbe”.
Profesorët e parë të kësaj shkolle që udhëhoqën procesin edukativo-arsimor ishin nga Gjilani, Presheva dhe Bujanoci, kurse si koordinator i të gjitha punëve për realizimin e procesit edukativo-arsimor ishte Shaban Xheladini, i cili me shumë mund dhe angazhim, ndihmoi që mësimi të zhvillohet në lokalet e shkollës fillore „Muharrem Kadriu“ në Tërnoc.
Më datë 16 korrik të vitit 1990, u futën masat e dhunshme në shkollën tonë, me ç`rast asnjë shqiptar nuk pranoi të jetë në përbërje të këtij komisioni. Me gjithë reagimin dhe kundërshtimin e madh të organeve të shkollës, arsimtarëve, por edhe të delegatëve shqiptarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, gjatë kësaj periudhe të masave të dhunshme, iu ndërrua edhe emri i shkollës nga „Sezai Surroi“ në „Mihajllo Pupin“.
Gjëja më tronditëse për shkollën, për nxënësit dhe arsimtarët, ka qenë atëherë kur Kuvendi Komunal i atëhershëm, mori vendim që kjo shkollë të transferohet dhunshëm nga objektet e saj, në objektin e shkollës fillore „25 Maji“ në Bujanoc.
Pas ngjarjeve të bujshme të vitit 2001, filloi një epokë e re për këtë rajon, e veçmas me marrjen e pushtetit lokal, arsimit në gjuhën shqipe ju përkushtua vëmendje e veçantë, me ç`rast në vitin shkollor 2002/2003, me marrëveshjen midis shkollës sonë dhe gjimnazit të Preshevës, tek ne u hapën në fillim, dy paralelet e gjimnazit të përgjithshëm dhe si të tilla këto paralele funksionuan deri në vitin 2006. Në vitin 2006 paralelet e gjimnazit u pavarësuan nga shkolla amë e Preshevës, njëherësh u hapën edhe drejtimet tjera si p.sh. Ekonomia, Mjekësia dhe Tregtia.
Shkolla e mesme “Sezai Surroi” pas pavarësimit në vitin 1973, drejtor të parë kishte Mejdi Rufatin, kurse në vitin 1974 është transferuar nga Tërnoci në qytetin e Bujanocit. Më 16 korrik 1990 qeverisja e atëhershme me masa të dhunshme, shkollës “Sezai Surroi” ia ndryshoi emrin në “Mihajlo Pupin”, emër ky i cili qëndroi deri në ardhjen në pushtet të shqiptarëve në vitin 2002.
Do theksuar se nxënësit e kësaj shkolle që nga viti 2007, mësojnë në objektin e ri../Lugina Press/