Home Aktuale Bujanoc: Trupi Koordinues ndanë diplomat e kursit të gjuhës serbe

Bujanoc: Trupi Koordinues ndanë diplomat e kursit të gjuhës serbe

457
0
SHARE

Në mëyrë solmne në Bujanoc  sot janë ndarë diplomat për nxënësit shqiptarë të cilët kanë  ndjekur kursin e gjuhës serbe të organizuar  nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Me këtë rast  Kryetari i Trupit  Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka thënë se   projekti  “Shkolla e Gjuhës Sërbe”  do ti  ndihmojë   të rinjët  shqiptarë të cilët do të  punësohen nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

Kursin në fjalë e kanë ndjekur  150 nxënës të shkollave të mesme, studentë,    dhe persona të cilët punojnë nëpër institucione të ndryshme.

 Ky projekt  është  organizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  ndërsa    financiarisht  është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

 Projketi i “Shkolla e Gjuhës Sërbe”   ka zgjatur 6 muaj ndrësa këtë kurs kanë ndjekur     nxënësit  nga Bujanoci e Presheva./Lugina Press/

LEAVE A REPLY