Home Aktuale Gjermania ka ndalur 250 azilantë të Kosovës

Gjermania ka ndalur 250 azilantë të Kosovës

899
0
SHARE
Policia e gjermane, nga 23 deri më 28 dhjetor, ka ndaluar 250 persona, përfshirë edhe trafikantë, të cilët po bënin përpjekje për të hyrë në territorin e Gjermanisë.

Një 42-vjeçar, shtetas i Serbisë, ka provuar të fuste në Gjermani tetë shtetas të Kosovës, ndërsa një serb tjetër po këtë e kishte provuar ta bënte me pesë shtetas të Maqedonisë.

Ndërsa, të dielën policia ka kapur një grua, shtetase maqedonase dhe një burrë, serb, të cilët ia kishin mësyrë t’i futnin në Gjermani shtatë kosovarë të tjerë, njoftojnë mediet gjermane, raporton KTV, transmeton koha.net.

Shumicën e të huajve pa dokumente të rregullta policia i ka zënë në trenat që mbajnë linja ndërkufitare nga Austria në Gjermani.

Ndër ta, grupi më i madh ishte ai që u kap më 26 dhjetor në trenin ICE të nisur nga Austria drejt Gjermanisë, në të cilin janë zënë 18 kosovarë dhe 7 sirianë.

Shumica e emigrantëve ilegalë të kapur në këto raste janë dërguar në qendrat për pranimin e azilkërkuesve në Munih dhe në Regensburg.