Home Aktuale Bujanoc: Ndahen serat për prodhimtaritë bujqësore, përfituesit shprehen të kënaqur(Video+foto)

Bujanoc: Ndahen serat për prodhimtaritë bujqësore, përfituesit shprehen të kënaqur(Video+foto)

124
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme është bërë ndarja e serrave, për përfituesit e komunës së Bujanocit, donacion ky i dhuruar nga Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), e që u realizua nga Komuna e Bujanocit.
Komuna e Bujanocit muajin e kaluar kishte shpallur konkursin për ndarjen e serrave, donacion i dhuruar nga Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).
Në këtë konkurs kanë konkuruar 75 alplikues të cilët kanë të regjistruar ekonomitë bujqësore ndërsa 25 prej tyre kanë fituar serrat për prodhimtarinë bujqësore si dhe 5 përfitues kanë qenë ekskluziv nga “TIKA” për familje të nacionalitetit turk të Bilaçit.

2
Sali Salihu nga zyra për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc ka thënë se gjatë ditës së hënë është bërë ndarja e 7 serrave ndërkaq sot është duke u bërë ndarja e serrave të tjera.
Sipas Salihut vlera e një sere arrinë në 1800 euro ku totali i projektit arrinë shifrën në 54.000,oo ero.
Nga ana tjetër edhe përfituesit e këtij donacioni shprehen të kënaqur ngase kjo iu mundëson rritjen e prodhimeve bujqësore.
Ndërkaq montimi i serave do të bëhet nga dita e nesërme nga ekipi i cili ka ardhur nga Novi Pazari./Lugina Press/

 

[youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=Mnvtgj6AjpA      ” width=”560″ height=”315″]