Home Aktuale Bujanoc: Mbahet turneu ndërkombëtar i boksit, triumfojnë boksierët...

Bujanoc: Mbahet turneu ndërkombëtar i boksit, triumfojnë boksierët shqiptarë(foto&video)

1418
0
SHARE

   Në qendrën e sportit  ”Rinia” në Bujanoc sot  janë mbajtur garat ndërkombëtar  boksit  organizuar nga   Klubit të Boksit “Tërrnoci” .

 Nën organizimin e Klubit të Boksit “Tërrnoci” nga Tërrnoci me trajnerin Ridvan Imeri, sot në qendrën e  sportit ”Rinia” në Bujanoc është mbajur turneu  ndërkombëtar   i boksit “Tërrnoci 2016”. Fillimisht të prënishmit i përshëndeti Nexhmedin Saqipi kryetar i klubit të boksit “Tërnoci”. Ndërkohë fjalën e rastit e mori dhe  boksieri shqiptar Aziz Salihu.     Në këtë turne kanë marrë pjesë klubet e boksit nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia.
Në turne u zhvilluan gjithsejt nëntë meçe dhe të gjithë i fituan boksierët shqiptarë, përveç një dueli i cili përfundoi me barazim.

     Vëllezërit Arbër dhe Flakrim Imeri edhe një herë u treguan superior ndaj kundërshtarëve të tyre, pasi i detyruan t’i dorëzojnë meçet në rundin e parë.

Arbër Imeri mposhti boksierin Sulejman Bego nga Maqedonia, ndërsa Flakrim Imeri boksierin Bozhidar Durmisheviq nga klubi “Tigrovi” nga Piroti.

Edhe boksieri tjetër tërnocas Muhamet Zahiri arriti fitore, pasi e mposhti boksierin Dejan Aleksiq nga Piroti, me ndërprerje në rundin e dytë, ndërsa boksieri Egzon Veseli nga KB “Tërnoci” u nda me barazim në luftën kundër boksierit Nikola Radeviq nga Piroti.

    Boksieri i vetëm nga Kosova, Valdrin Hetemi mposhti boksierin Daniel Abazi nga Maqedonia, ndërsa Alban Bërmeta nga Shqipëria mposhti me ndërperje në rundin e dytë boksierin Dushan Stojanoviq nga Leskoci.

    Në fund juria boksierin shqiptar  Alban Bërmetën   zgjodhi si “boksieri më teknik” i turneut, dyshja Alëksandër Ramo – Darko Stankoviq u zygjodhën “çifti më luftarak” i turneut.

Boksieri tërnocas Arbër Imeri u zgjodh “boksieri më fair – play”, ndërsa Flakrim Imeri u zgjodh “boksieri më i mirë i turneut”. Ndërkaq në turne SHKA”Zëri i Luginës” përfermoi me disa valle.

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=-itaw7o3so4    ” width=”560″ height=”315″]

Ndërsa gjatë tërë kohës për shëndetin e boksierëve janë përkujdesur mjekët nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc. /LuginaPress/

VIDEO NË PËRPUNIM