Home Aktuale BIPBM nesër do të nisë grupin e dytë të haxhinjëve

BIPBM nesër do të nisë grupin e dytë të haxhinjëve

925
0
SHARE

Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM) njofton se nesër në ora 04:30 minuta bëhet nisja e grupit të dytë të haxhinjëve për në vendet e shenjta në Arabinë Saudite.

bi

Nisja bëhet nesër më datën 15 shtator 2015 në ora 04:30 të mëngjesit nga selia e BIPBM-së e cila gjindet në rrugën e Kosovës në Bujanoc.
Nisja bëhet me autobus nga Bujanoci drejt aeroportit të Prishtinës. Në ora 09:00 haxhinjët do të nisen nga aeroporti i Prishtinës për në Stamboll kurse nga Stambolli nisja do të bëhet në ora 14:00 drejt aeroportit në Xhidda.

Haxhinjët e Luginës këtë vit do ti shoqëroj myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi.