Kryetari i KBI-së në Bujanoc Bejtullah Bejtullahu që vepron në kuadër të BIPBM-së ka kërkuar që në Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë të qëndroj edhe flamuri shqiptarë.
Gjatë ditës së sotme në Beograd solemnisht është zgjedhur Reis-ul-Ulema i Serbisë Sead Nasufoviç . Ndërkohë në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i KBI-së të BIPBM-së Bejtullah Bejtullahu i cili kërkoi që në Rijaset të qëndroj edhe flamuri shqiptarë ashtu siç qëndrojnë edhe flamuri boshnjak dhe ai i Serbisë./Lugina Press/






