Home Aktuale Baumgartner , njihet me pjesën tjetër të zemrës së shqiptarëve në...

Baumgartner , njihet me pjesën tjetër të zemrës së shqiptarëve në Bujanoc (video+foto)

1234
0
SHARE

 

Felix Baumgartner  shefi i zyrës për Integrim të kantonit St.Galen dhe qytetit Wil,  së bashku  me regjisorin shqiptar të kantonit St.Gallen, kordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi që njëherit është edhe bashkprojektues i projekteve kulturore për Integrim në këtë Kanton  po qëndrojnë për vizitë në Luginë të Preshevës.

    Qëllimi i kësaj vizite është njohja më e mirë e vendeve me banim të shqiptarëve, ku një numër i madhë  i të cilëve jetojnë edhe në kantonin St. Gallen të Zvicrrës.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

     Agjenda e vizitës së  Felix Baumgartner  të shefit  të  zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe qytetit Wil  së bashku  me regjisorin e kantonit St.Gallen, kordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi filloi në takimin me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

  Në këtë takim u bisedua për realizimin e disa projekteve në mes dy vendeve që kanë të bëjnë me integrimin e emigrantëve të Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në kanotin St. Galen.

Kryetari i komunës së Bujanocit tha se e njoftuam delegacionin nga Zvicrra për  karakteristikat dhe specifikat që ka komuna e Bujanocit dhe propozuam që komuna e Bujanocit të ketë vëllezërim më qytetin e Wilit.

Felix Baumgartner  shefi i zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe Qytetit Wil,   tha se kryetari Arifi na ka treguar shumë gjëra për këtë qytet që nuk i kemi ditur,  puna jonë është për integrimin në qytetin e Wilit dhe në kantonin e St. Galen, në jemi të interesuar që me kryetarin e Bujanocit të bashkëpunojmë për integrimin e emigrantëve të Bujanocit që jetojnë në St. Galen me projekte  të ndryshme.

Ndërsa regjisori Valton Jakupi theksoi  se ka  12 vite që jeton  në këtë kanton   dhe dëshira e tij    ka qenë që të sjellë një  delagacion nga ky vendë  në qytetin e lindjes dhe të takohen me njeriun e parë  të komunës.

Ndërkohë delegacioni nga Zvicrra  vizituan  shkollën fillore  “Muharrem Kadriu“ në Tërnoc institucion ky më i madh  arsimorë fillorë në rajon më mësim në gjuhën shqipe.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Me  këtë rast ushtruesi i detyrës së drejtorit të  shkollës Bajram  Salihu dhe petagogu i shkollës Selami  Jakupi e njotuan   Felix Baumgartner  shefi i zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe Qytetit Wil për historikun e shkollës dhe ecurinë e procesit mësimorë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndërkohë Felix Baumgartner  prezentoi edhe në  zhvillimin e një ore të mësimit të gjuhës gjermane.

<

 

Baumgartner  po ashtu u takua edhe me përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale të Tërnocit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Vizita e këtyre dy përfaqësuesve Kantonal për Integrim dhe Kultur në Zvicër do të vazhdoj edhe në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi ku do të takohen me përfaqësues politik, përfaqësues për Integrim dhe Kulture si dhe me disa Parti Politike. Felix Baumgartner është njëherit edhe Producenti kryesore i filmit dokumentar me titull Cili je Ti, në regji të regjisorit Valton Jakupi ku në këtë film flitet mbi Shqiptarët në Zvicer, dhe që do të jetë premiera në muajin Maj, dhe i cili është realizuar me ndihmën e organeve Kantonale SG dhe të qytetit Ëil. Filmi është i realizuar në gjuhën Gjermane dhe është i titruar në gjuhën Shqipe. Ku kësaj vizite do ti bashkohet edhe aktori Blerim Abazi, njëherit pjesmarës-aktore në filmin e ri CILI JE TI.  Felix Baumgartner dhe regjisori Valton Jakupi, kanë filluar disa pilot projekte kantonelae për shqiptarët në këto kantone, ku vlenë të theksohet aftësia mësimi të gjuhës shqipe për femijët  parashkollorë, takimi mes shqiptarve dhe organeve kantonale që mbahet nje herë në vite dhe shume projekte të tjera për shqiptarët në këtë kanton thuhet në njoftimin e ardhur nga Zvicrra./LuginaPress/