Home Aktuale Gjykata e imponuar!

Gjykata e imponuar!

1043
0
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dëgjuan këshillat e ndërkombëtarëve dhe votuan pro krijimit të një Gjykate Speciale e cila do të gjykojë krimet e pretenduara nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty.

Kori diplomatik i akredituar në Prishtinë, pothuajse i tëri ishte i pranishëm në seancën e së mërkurës te vendi i mysafirëve, ndërsa u përkujdesën që skenari i tyre të rezultojë i suksesshëm.

Në këtë drejtim më aktiv ishin ambasadorja e SHBA-së, Tracy Jacobson dhe Përfaqësuesi Speciale i BE-së, Samuel Zbogar, duke mos përjashtuar edhe ambasadorët tjerë nga Franca e Italia, shkruan Tribuna.

Këta të fundit u panë gjatë gjithë kohës në korridoret e Kuvendit dhe në komunikim të vazhdueshëm me deputetët derisa pas votimit nuk nguruan t’i urojnë ata duke u thënë se kanë bërë punë të mirë, kur kanë votuar në favor të EUELX-it dhe Gjykatës.

Dokumenti i cili mori 89 vota për, 22 kundër dhe dy abstenime fillimisht është dashur të futet jashtë rendit të ditës duke shmangur rregulloren pasi i njëjti iu dorëzua deputetëve vetëm disa minuta para se të votojnë.

Ai u prezantua në formë të ligjit ndërsa u ratifikua si marrëveshje ndërkombëtare ku në të janë përfshirë edhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it, por edhe çështja e gjykatës.