Banorët e fshatit Malërtërnoc të komunës së Bujanocit në mënyrë vullnetare kanë nisur sot një aksion për pastrimin e varrezave.

Në periferi të qytetit të Bujanocit, diku rreth nëntë kilometra largësi, shtrihet fshati Maltërnoc, një vendbanim i bukur shqiptar.
Dikur ky vendbanim i brezit kufitar numëronte rreth 60 shtëpi, afërsisht me 600 banorë, ndërsa sot Maltërnoci nuk numëron më shumë se 20 shtëpi e 150 banorë. Edhe ata pak banorë të mbetur kanë filluar të iu kthehen shpresës për jetë .

Gjatë ditës së sotm ata në mënyrë vullnetare kanë marrë një aksion për pastrimin e varrezave të këtij vendbanimi.
Shkaktarët e boshatisjes së këtij vendbanimi nga maltërnocasit, janë konfliktet e armatosura të vitit 2000 dhe kushtet e vështira ekonomike.

Banorët e Maltërnocit edhe sot pas kaq vitesh nga proceset luftarake, ballafaqohen me probleme të shumta të varfërisë ekstreme. Ata duke i falënderuar pushtetit komunal dhe donatorëve të ndryshëm vullnetmirë, kanë arritur deri diku ta zgjidhin problemin e rregullimit të rrugës, shkollës, por ata kanë nevojë edhe për investime të tjera në bujqësi, si dhe renovimit ose të ndërtimit të Xhamisë së fshatit.

Xhamia, ku maltërnocasit i luten Zotit, për çdo ditë e në veçanti të premteve, kur hoxha nga Tërnoci Ibrahim Demiri del për ta falë xhumanë bashkërisht , tashmë nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për një ibadet të dinjitetshëm të myslimanit nagse është në shkatërrim e sipër.
Xhamia nga jashtë dhe brenda, duket sikur ta ketë goditur një tërmet shumëshkallësh.

“Luginapress”, ka marrë pamje, që nga çatia e Xhamisë, e cila gjatë të reshura pikon, nëpër muret e brendshme të plasaritura dhe përfundon në dyshemetë e baltosura dhe të leckosura nga dhëmbi i kohës.

Ata pak banorë, që jetojnë aktualisht në Maltërnoc, nuk janë në gjendje me vetëkontribut, ta rinovojnë këtë tempull fetar. Ata besojnë dhe shpresojnë te autoritetet e institucionale lokale dhe fetare, si dhe te njerëzit e vullnetit të mirë, për ta rregulluar Xhaminë e fshatit, të cilën e kërcënon një shkatërrim total./Lugina Press/









