Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij një delegacion të ushtrisë Amerikane të Ohaio-së.
Në takimin në mes ushtrisë së SHBA-ve të Ohaio-së dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi është biseduar për bashkëpunimin e vazhdueshëm përmes projekteve të të ndryshme.
“Ushtria nuk është vetëm për luftë , por ushtri e vërtet është ajo që është më afër qytetarëve theksoi mes tjerash kryetari i Bujanocit Nagip Arifi.
Ushtria eAmerikane e Ohaio-së do të bëjë financimin e renovimit të çerdhës së fëmijëve dhe shkollën e muzikës./Lugina Press/






