Home Aktuale Abdixhiku: Pse nuk u plotësuan këto kritere nga Qeveria e Kosovës?

Abdixhiku: Pse nuk u plotësuan këto kritere nga Qeveria e Kosovës?

776
0
SHARE

Drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku, ka treguar për kriteret të cilat s’janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës për liberalizim vizash.

 “Për secilin me interes, sipas raportit të Komisionit Evropian Kosova i ka plotësuar 70 nga 78 kriteret e domosdoshme. Pa plotësimin e 8 kritereve të mbetura nuk do të ketë vendim për liberalizim të vizave. Çështja është, pse nuk u plotësuan të gjitha kriteret që të kishim vendim për heqje vizash sot”, ka thënë ai.

Kriteret e plotësuara:

– 7 nga 7 kriteret për riatdhesimin;

– 2 nga 3 kriteret për riintegrimin;

– 8 nga 9 kriteret për sigurinë e dokumenteve;

– 14 nga 15 kriteret për menaxhimin e kufijve;

– 6 nga 7 kriteret për azil-kërkim;

– 12 nga 15 kriteret për luftën kundër korrupsion;

– 11 nga 11 kriteret për fuqizimin e ligjit;

– 3 nga 3 kriteret për sigurinë e të dhënave;

– 7 nga 8 kriteret për lëvizje të lirë.