Home SPORT 100 ditë nga Brazil 2014. Blatter: Çdo gjë nën kontroll

100 ditë nga Brazil 2014. Blatter: Çdo gjë nën kontroll

858
0
SHARE

Brazili festoi çmendurisht në ditën kur u mor vesh se gjiganti i Amerikës së Jugut, vendi i 200 milionë banorëve, u përzgjodh për t’i ofruar botës spektaklin e futbollit dhe njëkohësisht zhvillimin ekonomik që ka përjetuar në vitet e fundit. Pas 7 vjetësh, kur mbeten 100 ditë nga starti i Botërorit, vendi organizator vazhdon të jetë në garë me kohën për organizimin e show-t futbollistik më të madh në planet. Problemet kanë qënë të shumta e në këtë ditë të fillimit të “countdown”-it, presidenti i FIFA-s, Blatter është i bindur se çdo gjë është nën kontroll, ndërkohë që optimistë janë edhe Del Bosque e Scolari, i pari trajneri i Spanjës kampione në fuqi e botës, e tjetri trajneri i Brazilit organizator të eventit.

“Atëherë 100 ditë, është një rrugë sa e gjatë, aq edhe e shkurtër nëse ka ende probleme, por për momentin çdo gjë është nën kontroll për një fillim të mbarë të një kompeticioni të jashtëzakonshëm. Brazili, vendi i futbollit do ta presë krahëhapur e plot dashuri këtë turne. Tifozët vendas do ta mbështesin nga fillimi skuadrën e tyre me shpresën për të fituar një tjetër titull, ndërkohë që 31 ekipet e tjera nuk do ta dëshirojnë Brazilin në finale, kështu që do të kemi një kompeticion të nivelit të lartë”.

Vicente Del Bosque, tekniku i La Rojas, tha se do të jetë emocionuese për këdo që do të jetë pjesë e kësaj feste të futbollit, teksa theksoi edhe njëherë objektivin se spanjollët në Brazil do të shkojnë të përgatitur për të qënë edhe njëherë në finale. Nga ana tjetër, duke lënë për një moment mënjanë futbollin, trajneri Felipe Scolari i bëri një reklamë mjaft të mirë vendit të tij. Ai tha se Brazili është një vend i ngrohtë e me njerëz të dashur që i mirëpresin të gjithë. Cdo vizitor e tifoz do të ndihet mirë në Brazil gjatë Botërorit, saqë do të dëshirojë rikthimin në të ardhmen, u shpreh trajneri i Selecaos.

LEAVE A REPLY