Në Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsimim – AKEA, nuk ka asnjë veprimtari që ka të bëjë me ekstremizëm, radikalizëm e terrorizëm.
Nuk ka asnjë individ që ka pas të bëjë me AKEA-n e më pas ka shkuar në Siri apo diku tjetër, për të luftuar, ka thënë udhëheqësi i kësaj organizate Husamedin Abazi, Imam i xhamisë te Katër Llullat.
Ai në Ora e Fundit të Klan Kosovës, duke folur për pezullimin që i është bërë kësaj organizate, tha se kushdo që ka dëgjuar për këtë pezullim, është habitur, sepse AKEA është e njohur si organizatë që mësimin fetar gjithmonë e bënë në frymën kombëtare.
Abazi thotë se ende nuk e ka të qartë madje përse është pezulluar organizata.
“Jemi munduar ta kuptojmë përse na kanë pezulluar, më duket se as organet që e kanë marrë vendimin nuk e kanë të çartë se çfarë kemi bërë, as avokatëve nuk kemi mundur t’iu japim arsyet përse u pezulluam, sepse nuk ka një listë që e përcakton atë”.
“Është një vendim indinjues, por vazhdojmë të besojmë në institucionet e shtetit”.
“Megjithatë AKEA është e hapur, sepse pezullimi nuk nënkupton mbyllje. Ne na kanë thënë kur pyetem, se mundemi t’i kthehemi punës dhe kështu kemi bërë”, pohoi Abazi.
Ai tha se tashmë vet organizata e ka hedhur në gjyq “Ministrinë e Administratës Publike, sepse nuk dihet se çfarë është duke u bërë”.
Ai tha se aktivitet e tyre janë mbështetur nga organizata krejtësisht të ligjshme dhe bashkëpunëtorët e tyre vijën kryesisht nga Turqia.
“Akuzat për lidhje me organizata të ndryshme janë të pavërtetët dhe shpifje të mëdha”, pohoi Imam Abazi.
“Ne nuk kemi punuar asnjëherë kundër ligjit”.






