Home Aktuale Urimi i kryetarit Nagip Arifi me rastin e fillimit të vitit të...

Urimi i kryetarit Nagip Arifi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

927
0
SHARE

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal,  të administratës komunale dhe në emër të  qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri  shkollor.

Më vie shumë keq që në këtë përurim medoemos duhet përmendur edhe faktin se një pjesë e nxënësve po ballafaqohen me mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore dhe se ky është një hendikep  i madh, por i cili shpresojmë se do të tejkalohet në saje të përkushtimeve tona.

Edhe pse këtë vit akademik nuk po e filloni te barabartë me bashkëmoshatarët tuaj te vendeve te Bashkimit Europian , shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve  dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ.

Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimunin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes.

Komuna e Bujanocit  edhe kët vit  ka mbështetur  procesin edukativo-mësimor duke bërë  gjithçka në përgatitjen  e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë  gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësit, mësimëdhënësit, ashtu  dhe prindërit, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata.

 

Me rrespekt,

Dr.Sc.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit