Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës komunale dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor.
Më vie shumë keq që në këtë përurim medoemos duhet përmendur edhe faktin se një pjesë e nxënësve po ballafaqohen me mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore dhe se ky është një hendikep i madh, por i cili shpresojmë se do të tejkalohet në saje të përkushtimeve tona.
Edhe pse këtë vit akademik nuk po e filloni te barabartë me bashkëmoshatarët tuaj te vendeve te Bashkimit Europian , shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ.
Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimunin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes.
Komuna e Bujanocit edhe kët vit ka mbështetur procesin edukativo-mësimor duke bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësit, mësimëdhënësit, ashtu dhe prindërit, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata.
Me rrespekt,
Dr.Sc.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit






