Home LAJME Serbët duan edhe disa komuna në Kosovë

Serbët duan edhe disa komuna në Kosovë

875
0
SHARE

Kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanovic, ka deklaruar se qartë e dinë çfarë duan, “do të presim mendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi I Kosovës është formuar në mënyrë të ligjshme, e pastaj do të bisedojmë me ata që do ta formojnë Qeverinë e Kosovës”.

“Nëse pas kësaj përmbushen kushtet tona, ne do të marrim pjesë në Qeveri, e kushtet janë se si do të bëhet privatizimi i mëtejmë, formimi i Asociacionit serb të Komunave dhe disa komuna të reja”, ka thënë Stojanovic, njofton B92.

Ai ka shtuar se sipas Kushtetutës aktuale krijimi i Qeverisë është i pamundur pa pjesëmarrjen e serbëve.

Klasën politike kosovare Stojanovic e ka quajtur të papjekur.