Home Aktuale Sot 34 gradë, gjatë vikendit ulen temperaturat

Sot 34 gradë, gjatë vikendit ulen temperaturat

716
0
SHARE

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Lugines së Preshevës  dhe Kosovës temperatura maksimale sot ka mbërritur në 34 gradë celsius ndërsa minimalja në 15 gradë celsius.

Edhe dita e enjte dhe e premte do të jenë me diell dhe pak vranësira, kurse nga dita e shtunë priten zbritje të lehta të temperaturave, për të vazhduar të dielën për afro 8 shkallë celsius më ulët se temperaturat e ditës së sotme.

kohaa

“Kjo gjendje e zbritjes së fushave termike është pasojë e ndërrimit të drejtimit të erës nga juglindja në veri dhe veriperëndim, donë të thotë se nga këto drejtime Ballkanin do ta përfshijnë masat e freskëta të ajrit. Mirëpo në bazë të analizave të parashikimeve numerike, sinoptike dhe imazheve satelitore reshje shiu nuk pritet të kemi”, thuhet në raporton e Institutit.