Shumë shpejt pritet të lansohet projekti i ri i këngëtares së re, Era Istrefit.
“E Dehur” quhet projekti i ri i Erës, i cili do të vijë me videoklip.
Muzikën e ka punuar Mixey, producenti i Authentic Entertainment, teksa videon e ka xhiruar Astrit Ismaili.
Videoklipin e ka punuar Entermedia dhe ai do të lansohet brenda pak ditësh.
Era vjen me “E Dehur” pas suksesit relativ të këngës “A po don” dhe hitit “Mani për Money”. /luginapress/






