Home Aktuale Qeveria e Shqipërisë ka miratuar kuotat për studentët e Luginës

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar kuotat për studentët e Luginës

827
0
SHARE

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar kuotat për studentët e Luginës, ndërkohë që kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit përmes një njoftimi I bënë me dije të gjithë atyre studentve që dëshirojnë të studjonë në Universitetin e Tiranës që të lajmërohen në komunë në zyrën nr 105 tek shefi I kabinetit, deri më datën 15.08.2014. Në njoftim thuhet:

Të nderuar maturantë, ju njoftojmë se Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës më date 24.07.2014 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë kanë dorzuar kërkesën për ndarjen e kuotave për studentët të cilët dëshirojnë të studjojnë në Universitetin e Tiranës.
Propozim kuota për nxënësit maturant nga Komuna e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës ka qenë: 198 vende për Studentët nga Komuna e Preshevës, 185 vende për studentët nga Komuna e Bujanocit dhe 57 vende për studentët nga komuna e Medvegjës.
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar kuotat për studentët e trojeve dhe për studentët të cilët vijnë nga komunat Preshevë ,Bujanoc dhe Medvegjë ka ndarë kuotën prej 125 vendeve .
I lutemi të gjithë nxënësve maturantë të cilët dëshirojnë të studjojnë në Universitetin e Tiranës që të lajmërohen në komunë ne zyrën nr 105 tek shefi I kabinetit, deri më datën 15.08.2014 prej ores 10:00 deri ne ora 12:00, në mënyrë që të kemi mundësinë të bëjmë ndarjen e kuotës si numër dhe seleksionimin nëpër drejtime në bazë të kërkesave tuaja.
P.S
Ju njoftojmë se përzgjedhjen e studentëve për regjistrim e bëjnë organet kompetente Universitare ne Tiranë në bazë të kriteriumeve te cilat janë parapar me konkurs, ndersa pushteti lokal bën vetëm kërksesën për kuotën në bazë te kërkesave të nxënësve maturantë.

 

LEAVE A REPLY