Home SPORT Klose: Ka ardhur koha e Gjermanisë

Klose: Ka ardhur koha e Gjermanisë

1088
0
SHARE

Golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve botërore, Miroslav Klose, ka deklaruar se beson në fitoren e kombëtares së Gjermanisë ndaj Argjentinës në finalen e madhe që zhvillohet sonte.

Sulmuesi gjerman cek ndryshimet që janë bërë viteve të fundit te kombëtarja e tij, duke shtuar se skuadra e Low është dukshëm më e mirë se Gjermania e finales së vitit 2002.

“Viti 2002 ishte ndryshe. Ne kishim një ekip të ri, jo të mirë sa ky sot. Ne atë kohë befasuam të gjithë kur arritëm finalen”, deklaroi Klose.

“Por tani gjërat janë ndryshe, ne kemi një skuadër të pjekur dhe të gatshme për të fituar. Andaj unë mendoj se ka ardhur koha që Kupa e Botës të shkojë në Gjermani”, shtoi sulmuesi i Lazios./LuginaPress/

LEAVE A REPLY