Home Aktuale Të mërkurën protestojnë ish-luftëtarët e UÇK-së

Të mërkurën protestojnë ish-luftëtarët e UÇK-së

643
0
SHARE

Të mërkurën do të protestojnë ish-luftëtarët e UÇK-së. Ata kërkojnë publikimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së dhe zbatim të Projekt Ligjit për veteranët.

Në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftërave të UÇK-së, që organizon këtë protestë, thonë se nuk do mund ta kontrollojnë atë dhe paralajmërojnë mund të ketë dhunë të mërkurën.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij Këshilli, thotë se vendimin për protestë e kanë marr, ngase sipas tij, në vazhdimësi po u bëhen padrejtësi.

“Të mërkurën do protestojmë për shkak se po na bahen në vazhdimësi padrejtësi… Sa më shpejtë listat e veteranëve të Luftës të publikohen dhe të zbatohet Projektligji për veteranët e luftës së UÇK-së”, thotë  Qeriqi, transmeton kP.

Qeriqi tha se disa herë u janë dhënë data se kur do të bëhen këto veprime, por sipas tij, asnjëherë nuk i kanë mbajtur fjalët ata që u premtuan.

Madje kur pyetet nëse protesta do të jetë e qetë, Qeriqi nuk mundi të sigurojë për këtë.

“Ne nuk mund të garantojmë asgjë, sepse veteranët e luftës që 16 vjet nuk kanë gëzuar asnjë të drejtë vetëm padrejtësi janë bërë ndaj tyre. Për këtë arsye nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi se si mund të shkoj protesta sepse nuk kemi mundësi ta kontrollojmë”, thotë ai.

Në këtë Këshill thonë se kanë marr vendimin e protestës, ngase procesi për ta nuk po merr fund asnjëherë. /Telegrafi/