Home LAJME Interesim i shtuar i kandidatëve për lëndën fetare.

Interesim i shtuar i kandidatëve për lëndën fetare.

985
0
SHARE

Konkursi i hapur i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, për të gjithë kandidatët e interesuar për vende pune mësimdhënës të lëndës fetare në shkollat  fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2014/2015, është përmbyllur më 25 qershor 2014.

Për rrjedhën e konkursit dhe interesimin e kandidatëve konkurrues, shkëputëm një deklaratë nga koordinatori për lëndën fetare, Myftiu i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili u shpreh i kënaqur me aplikuesit e konkursit, duke shpresuar  nga Komisionet përgjegjëse të KBI-ve në Bujanoc dhe Preshevës, permbajtjen e  kriteriumeve në zgjedhjen e kandidatëve për mësimin e lëndës fetare për vitin 2014/2015.

Ndërsa sa i përket atyre që nuk ju kanë përgjigjur e që vijnë pas mbylljes së konkursit, qoftë edhe të atyre mësimdhënësve, të cilët kanë ushtruar mësimin fetar gjatë vitin shkollor 2013/2014, nuk do të merren parasysh nga Komisioni i KBI-ve, ngase nuk iu kanë nënshtruar procedurës obligative të kërkesave për regjistrim  në listën  e mësimdhënësve fetar për  vitin shkollor 2014/2015, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së.

LEAVE A REPLY