Organizata humanitare britanike, e cila po udhëheq fushatën ”Tobacco-Free Kid” (Fëmijët të lirë nga duhani), tërheq vërejtjen për të gjitha pasojat e rrezikshme nga konsumimi i cigareve të sotme, që dallojnë dukshëm nga ato të dikurshmet.
E vërteta është se cigaret sot janë më të rrezikshme se asnjëherë më parë dhe se shkaktojnë rrezik shumë më të madh për sëmundje, sesa ta zëmë cigaret e vitit 1964, në të cilat ishte dhënë vërejtja e parë për dëmin që shkakton duhani.
Jo vetëm se janë të dëmshme, por shkaktojnë varësi më të madhe sesa cigaret e mëparshme.
Fajtore për këtë është industria e duhanit e cila shërbehet me metoda të ulëta në dëm të duhanpirësve, siç është hedhja e përbërësve kimikë, në mënyrë që të joshin sa më shumë duhanpirës të konsumojnë prodhimet e tyre.
Në mesin e këtyre përbërësve kimikë bëjnë pjesë dozat e larta të nikotinës, amoniakut, i cili përshpejton procesin përmes të cilit nikotina depërton deri në tru, pastaj sheqeri që rrit efektin e nikotinës dhe iu mundëson duhanpirësve që më lehtë të thithin tymin, transmeton LuginaPress.
Krahas kësaj me rëndësi është të përmendet edhe acidi levulinik që zbut tymin e duhanit dhe e bën më pak irritues të konsumuesit.
Gjithashtu me shtesat që iu japin shije dhe aromë të këndshme, cigaret sot janë një mall tërheqës për fillestarët. /LuginaPress/
Shiheni videon e cila tregon se çfarë mund t’iu bëjnë mushkërive tuaja pirja e vetëm 60 cigareve:
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=tCdOAzyKplM” width=”560″ height=”315″]






