Në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc Këshilli Nacional i Shqiptarëve(KNSH) sot ka shënuar 4 vjetorin e themelimit.
Në këtë përvjetor ishin përfaqësues nga ambasada e Shqipwrisw në Beograd, përfaqësues të ambasadës së Kosovës në Beograd, profesor nga Kosova e Maqedonia e tj.
Me këtë rast Galip Beqiri Kryetar i KNSH-së mes tjerash theksoi se miratimi i Ligjit më vitin 2009, për formimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Kombëtare që jetojnë në Serbi, në Parlamentin e Republikës së Serbisë, i`a ka mundësuar edhe shqiptarëve që ta themelojnë këtë institucion të rëndësisë së veçantë.
Ndërsa për nderë të 4 vjetorit të themelimit të të KNSH-së në hollin e shtëpisë së kulturës ishte organizuar një ekpozitë me fotogarfi rreth aktiviteteve të KNSH-së./Lugina Press/








