Home Aktuale Prishtinë:Hapet ekspozita me artizanate turke(Foto)

Prishtinë:Hapet ekspozita me artizanate turke(Foto)

1235
0
SHARE

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është hapur  edicioni e shtatë i ekspozitës me artizanate turke  e që  është arritur si rezultat  i kurseve  pesë mujore.

 Aktiviteti në fjalë është organizuar nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim(AKEA) në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë në   Komunën e Konya, të Turqisë.

 2

 Me këtë rast Kryetari i Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim(AKEA) , Usamedin Abazi, theksoi  se të rinjët sot kanë nevojë që ta flasin me gjuhën e artit për të luftuar urrejtjen.

    “Mendoj se me gjithë këtë jemi duke u munduar me treguar se rinia jonë vërtet sot ka nevojë që të flet me gjuhën e shpirtit, të flet me gjuhën e artit tha Abazi. Sipas tij  kurdo herë që të rinjët anë e kënd globit njerëzor flasin me gjuhën e artit e që është gjuhë e shpirtit nuk do të ketë vend për dhunë, nuk do të ketë vend për aspektin e moskuptimit, edhe urrejtjes e smirës këto të cilat ne e dimë se jo pak vende janë duke u ballafaquar me to.

4

 Ndërkaq Abdyl Melik, nënkryetari i Komunës së Konya të  Turqisë  tha  se Kosova dhe Turqia duhet të ecin me hapa më të fortë dhe të përkrahin njëra tjetrën.

“Ne si Konya gjithmonë do të jemi bashkë me ju. Hapat e tona janë hapa që vëllazërinë e Prishtinës me Konya dhe Kosovën me Turqinë, të qesim hapa më të fortë dhe të jemi të gjithmonë së bashku”,  tha ai mes tjerash.

3

Fjalën e rastit e mori dhe  kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se  mendoj se ngjarje të tilla sikur se kjo, janë gjithmonë të mirëseardhura në qytetin tonë.

 Ndërkaq  kursistët më të mirë të cilët morën pjesë në punime dore dhe në kursin 5 mujor u shpërblyen me  mirënjohje për punën e tyre.

5

Ndërsa  në fund ekspozita  u pasqyrua me një program kulturo-artistik./Lugina Press/

1908357_1440242436246298_2833230181445083848_n 10314542_1440245729579302_2034733768184850648_n 10346440_1440243139579561_4518297527027203154_n 10373494_1440245216246020_2616378590747950807_n 10404348_1440242962912912_1628910275497309673_n 10429836_1440242942912914_121265172685010669_n 10461476_1440248286245713_510392867219710714_n 10477392_1440242819579593_581481288430410833_n 10482234_1440248299579045_4853683269844156981_n 10489961_1440245679579307_5969950491256720492_n 10500289_1440245746245967_2151018839985134029_n