Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë ndaluar tentim kontrabandë të 100 ampulave testosteron, gjatë kontrollimit të autobusit.
Ampulat testosteroni janë gjetur gjatë kontrollit të autobusit me targa të Maqedonisë, i cili kishte relacionin Maqedoni – Zvicër.
Të gjithë udhëtarët kishin deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar, çka ishte konfirmuar me kontrollimin e bagazhit.
Mirëpo, kur filloi kontrollimi i çantave të dorës, u konstatua se një maqedone kishte tentuar të fsheh 100 ampula testosteron.
Ajo i kishte fshehur ato në këpucë dimri dhe pastaj i kishte vendosur në çantën e dorës. /presheva.com/Luginapress







