Home Aktuale Një tjetër shpërthim në Bruksel në stacionin e metrosë

Një tjetër shpërthim në Bruksel në stacionin e metrosë

973
0
SHARE

Pas dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit, edhe një shpërthim tjetër është dëgjuar sot në Bruksel.

Pas dy shpërthimeve të ndodhura në aeroportin e Brukselit, raportohet për një shpërthim tjetër në stacionin e metrosë Melbeek në Bruksel, që është afër institucioneve të BE’së, ka thënë transmetuesi belg RTBF.

Sipas mediave belge numri i të vdekurve deri më tani ka shkuar në 11 derisa të lënduar raportohet të jenë 25 persona. Por thuhet se ky numër mund të rritet në vazhdim pasi shpërthimi ka qenë i fortë.

Qeveria belge ka konfirmuar se ka viktima nga shperthimi, por ka dhënë asnjë numër ende.