Home LAJME Bashkëpunim drejt përmirësimit të segmenteve të drejtësisë ndërmjet dy vendeve

Bashkëpunim drejt përmirësimit të segmenteve të drejtësisë ndërmjet dy vendeve

915
0
SHARE

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, pritën në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kryetari i Gjykatës Supreme, pasi uroj mirëseardhje ambasadorit, njoftoi për sfidat dhe të arriturat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Me theks të veçantë, Hasani foli për reformën gjyqësore, pikërisht për kompetencat të cilat i ka aktualisht Gjykata Supreme.

Ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi, u shpreh i kënaqur me punën që bënë gjyqësori në Kosovë, duke theksuar vullnetin e mirë që në një të ardhme të bëhen organizime të përbashkëta të tryezave me qëllim të shkëmbimit të përvojave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në segmentin e drejtësisë e veçmas të gjyqësorit.

Në vazhdim Hasani shprehu gatishmërinë dhe interesimin e tij për të kontribuar në evidentimin e problemeve gjyqësore që kanë të dyja vendet, Kosovë – Shqipëri, me qëllim të funksionimit dhe përmirësimit tërësor, rritjen e eficencës dhe performancën e sistemit të drejtësisë.

Në fund, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se në të dyja vendet duhet të minimizohen ndërhyrjet politike në institucionet e drejtësisë me qëllim të funksionimit të pavarur të tyre. /Telegrafi/