Të mblidhni dredhëza në Finlandë, punë si kamariere në Mal të Zi ose Shqipëri, vozitje si taksi më Myanmar, punë me ushqimet e detit në Aljaskë ose në ndonjë kompani nafte, këto janë vetëm disa punë që i ofrohet rinisë gjatë kësaj sezone të verës.
”Për të mbledhur dredhëza në Finlandë jam paraqitur prej disa muajsh para kësaj sezone që të mar një leje pune për të ushtruar këtë veprimtari. Jam paraqitur në disa konkurse të cilat i kanë dhënë pronarët e disa plantazheve. Për secilin kilogram të mbledhur fitoj më shumë se 3 euro, dhe për tre muaj unë kthehem në shtëpi me 5 mijë euro të pastra”, thekson malazezja Marija Katic (30 vjece).
”Mënyra se si punojnë njerëzit është shumë e vështirë në vendin tim kështu që kam vendosur që të largohem nga atje për një kohë e ndoshta herave të tjera do të udhëtoj në ndonjë vend tjetër vetëm që të siguroj bukën e gojës më lehtë. Mjafton që të rinjtë të hulumtojnë në internet se punë gjejnë sa të duan”./Luginapress/






