Home Aktuale Arifi e Mustafa marrin garancë për rritjen e kuotave për në...

Arifi e Mustafa marrin garancë për rritjen e kuotave për në Universitetet e Kosovës

797
0
SHARE

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë së Kosovës, Ramë Buja ka pritur sot Krytarin e komunës së Bujanocit  Nagip Arifi , dhe ate të Preshevës Ragmi Mustafa raporton Lugina Press.

Në takimin e sotëm i cili u mbajt në MASH në mes  Kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi, ati të Preshevës  Ragmi Mustafa dhe ministrit të Arsimit të Kosovës Ramë Buja u bisedua  për kutotat  e studentëve të Luginës së Preshevës  për vitin akademik 2014/15.

   Me këtë rast dy krerët e Luginës së Preshevës   i deorzuan  një kërkesë  ministrit Buja në  cilën janë të cekura kuotat për çdo drejtim në Universitetet e  Republikës së Kosovës.

     Ndërkohë në takim  Krytari Arifi dhe Mustafa kanë marrë  garanci   nga minitsri Buja,  se do ti shqyrtojë të gjitha mundësitë në mënyrë që kjo kërkesë të pranohet e plotë pa zvoglimin e ndonjë kuote, e bile bile të   shqyrtohet edhe mundësia e rritjes së kuotës për studentët e Luginës së Preshevës./Lugina Press/