Home SPORT Festa e Atleticos pushton Madridin

Festa e Atleticos pushton Madridin

809
0
SHARE

Mijëra tifozë zbarkuan në sheshin qëndror të Madridit për të festuar titullin e dhjetë kampion në historinë e Atletico Madrid. 

Barazimi 1-1 në “Camp Nou” siguroi zyrtarisht trofeun për skuadrën e Diego Simeones, e cila zhvilloi një sezon pothuajse perfekt duke thyer hegjemoninë e dyshes Barcelona-Real Madrid dhe kjo është një arritje e pabesueshme për fansat që vërshuan si një det bardhekuq në rrugët e kryeqendrës së Spanjës, ritual që e bëjnë shpesh kushërinjtë e tyre “Merengues”. 

Për herë të fundit “Los Colchoneros” e kishin fituar titullin kampion në vitin 1996 nën drejtimin e trajnerit serb Radomir Antic./luginapress/