Home SPORT Rooney stërvitet me djalin për Botërorin

Rooney stërvitet me djalin për Botërorin

855
0
SHARE

Ëndrra e cdo fëmije të dashuruar me futbollin është të mbajë një ditë ndër duart trofeun e Kupës së Botës. Megjithatë dhe ëndrrat kanë nevojë të ushqehen.

Wayne Rooney pritet të jetë një nga protagonistët e Botërorit Brazil 2014 por ylli i futbollit anglez nuk po stërvitet i vetëm këto por nën shoqërinë e djalit të tij Kai, që teksa shikon të atin të stërvitet për Botërorin ushqehet me pasionin për lojën, me dëshirën për trofeun dhe dashurinë për fanellën e Anglisë, aq sa bluza që mban veshur është ajo e kombëtares së tre luanëve me numrin 10 pas shpine. Sulmuesi i United dhe gjatë pushimeve të tij në Algarve jo vetëm që kërkon të mos humbasë formën fizike por gjithashtu mban afër dhe të birin me shpresën se një ditë dhe djali i tij kupën do ta ëndërrojë jo më nga tribunat, por si protagonist në fushën e lojës./luginapress/