Home SPORT Messi: Titullin e fitojmë për Titon

Messi: Titullin e fitojmë për Titon

769
0
SHARE

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, duket shumë i motivuar para duelit vendimtar për titull ndaj Atletico Madridit.

Blaugranët përballen me Atlietico Madridin në ndeshjen e fundit të sezonit që do të vendosë titullin e kampionit të Spanjës, me Barcelonën që duhet patjetër të fitojë në rast se dëshiron ta sigurojë titullin.

Dhe, Messi duket shumë i fokusuar për këtë takim. Ai mendon se titulli duhet të fitohet për hirë të Tito Vilanovas, i cili ndërroi jetë kohë më parë.

“Ne duam ta fitojmë këtë titull. Pas gjithë asaj që ka ndodhur, ne mund ta dedikojmë këtë trofe për Titon. Ai sigurisht se do të kërkonte prej nesh ta fitojmë atë. Ai e ka dashur klubin dhe ka qenë tifoz i madh”.

“Kampionati ka qenë i çuditshëm. Top klubet kanë bërë shumë gabime dhe ne nuk kemi fituar ndeshjet që është dashur të fitojmë në mënyrë që të sigurojmë titullin”.

“Ne jemi me fat që kemi së paku fatin në duart tona. Kampionati është shumë i rëndësishëm sepse ishte vit ku punuam shumë. Ne kemi pasur shumë vështirësi këtë vit, por ne i kemi tejkaluar ato”.

“Përfundimi i këtij viti duke e fituar titullin do të ishte i mirë, por nuk e di nëse do të shpëtonte sezonin. Do të ishte një titull shumë i rëndësishëm”, ka deklaruar Messi./luginapress/