Home Aktuale Therret për vdekje një grua në Prishtinë

Therret për vdekje një grua në Prishtinë

857
0
SHARE

Një grua rreth moshës 80 vjeçare është therrur për vdekje me thikë sonte në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit. Ngjarja e cila ka ndodhur para pak orësh është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës.

Mësohet se viktima është nga fshati Kopernicë e Komunës së Kamenicës dhe ishte mysafire tek mbesa e saj, raporton KTV.

Autori rreth të tridhjetave është kapur dhe është dërguar në paraburgim. Forca të shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.