Home Aktuale Mujë Rugova sulmoi fizikisht gazetarët e Kosovapressit (Video)

Mujë Rugova sulmoi fizikisht gazetarët e Kosovapressit (Video)

978
0
SHARE

Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova e ka kërcënuar ekipin e Kosovapress-it duke i ofenduar me fjalë si dhe duke i sulmuar fizikisht derisa këta të fundit ishin e duke xhiruar rrënimin e një mbindërtimi të cilin e ka bërë Rugova pa leje.

“Derisa ekipi i Kosovapress-it me gazetare Drita Vitia dhe kameramanë Leotrim Syla dhe Kushtrim Gashi ishin duke xhiruar, nga dera e banesës ka dalë Rugova i cili fillimisht i ka thënë gazetares ‘mërrsh’ kurse kameramanin Kushtrim Gashi e ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë nga ana e shkallëve të ndërtesës.
Menjëherë pas sulmit ka ndërhyrë një pjesëtarë i policisë së Kosovës i cili po e siguronte vendin e punës kurse Rugova është lënë i lirë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Agjencia e lajmeve Kosovapress.