Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka konfirmuar se nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin Rregullorja për mënyrën e veçantë të pranimit të diplomave universitare të Kosovës.
Në informatën e publikuar në sajtin e Gjykatës thuhet se Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka hedhur poshtë kërkesën për shtyrjen e akteve individuale dhe veprimet e marrë në bazë të asaj Rregulloreje, që do të thotë se ato nuk janë në fuqi, transmeton Indeksonline.
Gjykata e ka shtyre publikimin e këtij vendimi në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë” për gjashtë muaj nga dita e marrjes së vendimit në seancën e 30 prillit.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi në ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”.
Rregullorja që u hodh poshtë është miratuar në bazë të marrëveshjes ndërmjet ish negociatorit të atëhershëm të Serbisë, Borko Stefanovic dhe zv/kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri. /Telegrafi/






