Home SPORT Benfica e Sevilla në finale, eliminohen Juventus e Valencia (Video)

Benfica e Sevilla në finale, eliminohen Juventus e Valencia (Video)

896
0
SHARE

Benfica ka arritur të nxjerr barazim 0:0 ndaj Juventusit në Torino për të kaluar në finale të Ligës së Evropës. Atje ata do të takohen ndaj Sevillas, e cila me një gol në minutën e katërt shtesë barazoi rezultatin e përgjithshëm në 3:3 ndaj Valencias, për të kaluar tutje falë një goli si skuadër mysafire

Pas titullit të kampionit në Portugali, Benfica ka bërë një hap tjetër para për të fituar një tjetër titull këtë stinor.

Skuadra portugeze arriti të kalojë në finale të Ligës së Evropës, duke eliminuar kampionin në fuqi të futbollit italian, Juventus.

Benfica nxorri barazim 0:0 në sfidën e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Torino dhe falë fitores 2:1 një javë më parë në Lisbonë ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Benfica këtë sfidë e mbylli me dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Perez dhe Markoviq, teksa te Juve me të kuq doli Vuçiniq në një ndeshje që pati tetë minuta lojë shtesë.

E, finalen e këtij stinori në garën e dytë evropiane e ka siguruar edhe Sevilla. Kjo e fundit arriti që me një gol të shënuar në minutën e katërt shtesë të kalojë tutje.

Sofiane Feghouli (14’), Beto (autogol-26’) dhe Jeremy Mathieu (70’) shënuan për Valencian në sfidën e kthimit, mirëpo goli i Stephane M’Bias në aksionin e fundit të takimit bëri që Valencia të fitonte vetëm 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:3 në të dyja ndeshjet, Sevilla të kalonte tutje.

Andaluzianët triumfuan 2:0 në sfidën e parë, teksa sonte arritën të shënonin gol si skuadër mysafire.

Kësisoj, Benfica dhe Sevilla, dy skuadrat nga vendet fqinje, do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e këtij edicioni në Ligën e Evropës.