Home SPORT Rinovimi i Messit ende në dyshim

Rinovimi i Messit ende në dyshim

713
0
SHARE

Agjenti dhe i ati i Lionel Messit, Jorge Messi ka mbërritur në Barcelonë ku këto ditë do të zhvillohet raundi i radhës për çështjen e shumëpërfolur të rinovimit të kontratës. 4 herë fituesi i Topit të Artë i vënë në shënjestrën e klubeve më të pasura të Europës dëshiron një pagë më të lartë vjetore por sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”, palët janë ende larg në qëndrime, çka mund ta komplikojë çështjen që vazhdon të qëndrojë pezull edhe pse presidenti Bartomeu është shprehur shkurt dhe qartë se Lionel Messi do ta mbyllë karrierën në Barcelonë. Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2018 dhe një prej opsioneve është zgjatja e saj deri në 2019-ën.

Në fakt, klubi e di shumë mirë se lojtari më i mirë në botë meriton pagën më të lartë në planet, por nga ana tjetër, drejtuesit e shoqërisë kërkojnë gjithashtu që Messi të rikthehet sërish në majat më të larta dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë rinovimi me rritjen e pagës mund të rezultojë një dështim i madh. Shoqëria dhe lojtari janë ende disi larg në qëndrime dhe koha nuk premton sepse Barcelona dëshiron që ta sigurojë firmën e lojtarit përpara Kupës së Botës. Por pavarësisht aludimeve të shumta nga ana e mediave, dashuria e madhe që Lionel Messi ka për këtë skuadër, pritet t’i afrojë palët me shpejtësi, për t’u vendosur kapak zerave dhe shpresave të Manchester City-t që vendos në pjatë plot 250 mln Euro dhe një pagë faraonike për yllin argjentinas të skuadrës katalanase.