Home Aktuale Mbahet projekti humanitarë “Art Of Dance”

Mbahet projekti humanitarë “Art Of Dance”

828
0
SHARE

Në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë është mbajtur nata e fundit e projektit humanitarë “Art of Dance” të organizuar nga nxenësit e Gjimnazit Skendërbeu raporton Presheva.com.

Për 3 javë me rradhë dhe pas një pune të lodhshme të nxënësve që ishin angazhuar për ta bërë këtë projekt që si aktivitet ishte i pari i këtij lloji në Preshevë ka sjellur para publikut që mbushte sallën e Shtëpisë së Kulturës përplot,  vallezime të ndryshme, muzikë, poezi e shumçka tjetër që si për qëllim ka ti ndihmojë atyre maturantëve që skanë kushte të mira financiare.

Në dallim nga nxënësit dhe qytetarët që vazhdimisht përkrahnin këtë iniciativë të këtyre, profesorët e këtyre nxënësve të Gjimnazit asnjë ditë nuk përkrahën këtë iniciative duke i sjellur shumë problem në shkollë për shkak të ushtrimeve që kishin gjat këtyre 3 javëve.

Organizatoret Njomza Agushi dhe Puhiza Hyseni janë ndarë mjaftë të kënaqura me interesimin që kishte ky projekt për 3 jave me rradhë duke I faleminderuar gjithë ata që ndihmuan sado pak në këtë projekt dhe gjithë ata që gjetën kohë të ishin prezent gjatë këtyre netëve.

Shpresojm që ky projekt I mrekullueshëm që i dha gjallëri qytetit të Preshevës për këto 3 jave të mos jetë i fundit dhe të jetë si një arsyje e mirë për nxënësit tjerë që zbashku mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme për këtë vend.

Krenar Halimi/ Presheva.com 2014