Home SPORT Lëndimi i Neymar, i mirëseardhur për Barcelonën

Lëndimi i Neymar, i mirëseardhur për Barcelonën

799
0
SHARE

Lëndimi i Neymarit nuk do t’i prish shumë punë Barcelonës. Sulmuesi kohën e fundit ka qenë i padobishëm, derisa sipas statistikave më produktiv se braziliani ishin Pedro Rodríguez dhe Alexis Sanchez.

Neymar pritet t’i mungoj Barcelonës rreth një muaj, për shkak të një lëndimi që e pësoi në finale të Copa del Rey.

Por, me formën e treguar së fundi, braziliani ishte i padobishëm për klubin nga Camp Nou, i cili po kalon nëpër një krizë të rezultateve.

Lëndimi i Neymarit nuk do t’i prish shumë punë Barcelonës, pasi sipas statistikave më produktiv se braziliani ishin Pedro Rodríguez dhe Alexis Sanchez.

Këta dy të fundi kishin kohë të limituar në fushë pas prezencës së Neymarit. Por, mungesa e ish shumuesit të Santosit ndoshta do ta ndihmoj Barcelonën, pasi Pedro dhe Sanchez mund të jenë më efikas.

Kurse, Barcelona për këtë sezon nuk mund të llogaritë as në Jordi Albam. Për mbrojtësin spanjoll sezoni aktual ka marrë fund, për shkak të një tërheqjeje muskulore.