Barcelonës është e gatshme ta shes Lionel Messin pasi nuk po bien dakord për kontratën e re. Ylli argjentinas kohën e fundit ka zhgënjyer me paraqitjet e treguar në fanellën e katalunasëve.
Kurse, sipas Esport3 skuadra nga Camp Nou është e gatshme ta shes yllin e saj pasi nuk po bien dakord për kontratën e re.
Drejtuesit e Barcelonës, më herët kishin thënë se do t’i ofrojnë Messit kontratën e re, dhe do ta bëjnë lojtarin më të paguar në botë.
Por, Esport3 raporton se negociatat për kontratën e re janë vonuar dhe se palët nuk do të arrijnë akordin. Thuhet se Messi ndihet i tradhtuar, dhe do të konsideroj largimin nga Camp Nou.
Kurse, thuhet se Paris Saint – Germain është e gatshme të paguaj klauzolën e Messit, e cila kushton 250 milion euro.






