Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, në mënyrë solemne përcillet për në pension drejtori i saj profesori Vahidin Iseni.
E veçanta e tij është se ai është pensionur si drejtor i shkollës”Muharrem Kadriu” që nuk ka ndodhur më parë.
Me këtë rast Iseni falënderoi personelin arsimorë për bashkëpunimin e ndërsjellt.
” Çdo punë, çdo organizim që e kemi bërë, e kemi bërë bashkarisht si një familje ku dhe qëllimi im ka qenë të jemi të bashkuar sepse shkolla përparohet duke qenë të tillë, është shprehur ai.

Ndërkohë Vahidin Iseni drejtor i deritashëm apeloi tek te gjithë punëtorët që edhe me drejtorin e ardhshëm të kenë një bashkëpunim të mirë në dobi të shkollës.Nga ana tjetër edhe kolektivi i shkollës i uruan pensionimin Vahidin Isenit duke i dëshiruar shëndet të plotë e jetë të gjatë.






