Profesoresha Leonora Memeti ka siguruar mendimin pozitiv edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për drejtor në shkollën fillore “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc.
Ditë më parë profesoresha Leonora Memeti me shumicë votash pati siguruar mendimin pozitiv ana e këshillit të arsimtarëve në shkollën fillore “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc për të udhëhequr këtë institucion arsimor.
Ndërkaq mendimin për drejtor duhet të jep edheKëshilli i Shkollës i cili përbëhet nga nëntë anëtarë.
Ndërkohë pas dhënies së mendimit nga ana e punëtorëve të shkollës, atij të Këshillit Kombëtar Shqiptar, e më pas nga Këshilli i Shkollës mbetet vendimi përfundimtar që e jep Ministria e Arsimit .






