Klubi i Basketbollit “Elita”nga Bujanoci kthehet me fitore nga turneu ndërkombëtar Mini Basket “Rajko Zhizhiq ” që është mbaJtur gjatë vikendit në Beograd.
Në Beograd është zhvilluar turneu ndërkombëtar Mini Basket “Rajko Zhizhiq ”, ngjarje kjo e cila zgjati nga 13 deri më 15 janar,që është organizuar nga Shoqata Mini-Basket Serbia në kuadër të Federatës së Basketbollit të Serbisë.
Turneu ndërkombëtar mblodhi së bashku rreth 200 ekipe dhe pothuajse 2,500 fëmijë nga Serbia, Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Gjatë tre ditëve janë zhvilluar mbi 300 ndeshje, por edhe pse fitorja është e rëndësishme si motiv për të ardhmen , organizatorët kanë theksuar se qëllimi kryesor është nxitja e talentit.
Klubi i Basketbollit “Elita” nga Bujanoci ishte i vetmi klub që përfaqësoi shqiptarët në turneun ndërkombëtar . Elita u shpërblyen me medalje, kupa dhe mirënjohje në Festivalin e 21-të Ndërkombëtar të Mini Basketbollit “Rajko Zhizhiq” që u mbajt gjatë fundjavës në Beograd.
Siç theksojnë nga Elita , në Beograd kanë shkuar falë ndihmës financiare të Qeverisë e Republikës së Kosovës.
Albion Selimi trajner i KB”Elita” theksoi se falë ndihmës financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës , na është mundësuar që mbi 35 lojtarë tanë, djem e vajza, të performojnë e luajnë me bashkëmoshatarët e tyre, e të shfaqin talentin para ekipeve e profesionistëve të këtij sporti.
” Përmes lojës së bukur të treguar, përpos pjesmarrjes , ekipi ynë i djemve e i vajzave po tregon suksese edhe në garë, si ndër ekipet më të mira” ka thënë mes tjerash ai.
Selimi më tej theksoi se ky vit do sjellë aktivitete të shumta të planifikuara nga klubi ynë me mbi 70 pjestar të ekipeve të grupmoshave të ndryshme.
E gëzimi shihej edhe në fytyrat e lojtarëve djem dhe vajza të Elitës, sepse me talentin dhe shkathësitë e tyre arritën të korrin fitore në festival e të kthehen me medalje, kupa e mirënjohje.
Siç shihet nga gëzimi i tyre, ata u kthyen për të vazhduar edhe më fuqishëm, ngase Elita në Beograd mundi ekipe nga klube me namë atje./Lugina Press/














