Enti i parashkollor “Gëzimi Ynë ” në Bujanoc sot ka shënuar 45 vjetorin e themelimit me një program festiv.
Me moton “Kopshti ynë feston ditëlindjen”, sot ka festuar ditëlindjen e 45 enti i parashkollor “Gëzimi Ynë ” në Bujanoc me këndimin e këngëve, lojarve të ndryshme , e pikturim nga fëmijët e të përgaditur nga edukatoret e tyre .
Festën e ditëlindjes e shënuan edhe grupet në kopshtin e fshatit Tërnocit të Madh.
Azize Iseni kooordinatore e çerdhes për çerdhet në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit ka thënë se 45 vjetorin e formimit të entit parashkollorë”Gëzimi Ynë” e kemi shënuar edhe ne në degën e fshatit Tërnoc, me çrast në këtë çfaqe të programit kanë marrë pjesë edhe grupi parashkollorë nga fshati Turi.
Zonja iseni ka falënderuar stëfin e çerdhes Tërnoc që kanë dhënë maksimumin për përgatitjen e programit për shënimin e kësaj dite.
Enti parashkollorë “Gëzimi Ynë ” është themeluar në vitin 1977 dhe sot ka një çerdhe qendrore dhe 19 grupe arsimore në gjuhën shqipe dhe 13 serbe./Lugina Press/











